Vuçiq s’pranon të flasë publikisht për mospajtimet me Ramën lidhur me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një konferencë për media pas takimit me kryeminsitrin e Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se kanë biseduar edhe për situatën në veri të Kosovës dhe për qëndrimet e tyre shpeshherë të ndryshme.

Vuçiq megjithatë ka thënë se nuk do të ishte e drejtë dhe korrekte që në një konferencë për shtyp të shpreh qëndrimet e tij në prani të kryeministrit të Shqipërisë, shkruajnë mediat serbe.

Kreu i shtetit serb ka thënë se dallimet që kanë do t’i lënë për vete dhe për ecurinë e mëtjeshme të bisedimeve që do të kenë.

“Dallimet dhe mënyrat tona do t’i lëmë për ne dhe për ecurinë e mëtejshme të bisedimeve sonte”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se Rama ka shkuar gjithmonë në Serbi, sado të ndryshme të jenë pikëpamjet e tyre për disa çështje./Express/