“Vuçiq të dënojë 24 shtatorin”, Macron: Presim nga Kosova mbajtjen e zgjedhjeve në veri dhe njohjen e Asociacionit

Presidenti i Francës, Emannuel Macron në konferencën e përbashkët për mediat në Tiranë me kryeministrin Rama, ka folur për situatën mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.

“Ne e ndjekim më shumë vigjilencë tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit. Franca dhe Gjermania kanë bërë një propozim që mendoj se është i mirë dhe presim te respektohet nga të dyja palët. Besoj se është përgjegjësi e Vuçiq që të dënojë aktin e 24 shtatorit. Ajo që presim nga Kosova është riorganizim i zgjedhjeve në veri, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje dhe njohjen e Asociacionit nga autoritet, plotësisht dhe totalisht.

“Pres që Vuçiq të jetë përgjegjës, pres të njëjtën gjë edhe nga presidentja dhe kryeministri kosovar. E them me shumë qartësi ne ju kemi besuar për çështjen e vizave, çështja është  pezulluar nga Franca sepse ka të bëjë më respektimin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk u mbajt.

Pres të angazhohen të dyja palët që të ecin përpara në javët e ardhshme. Është kushti i paqes në të gjithë zonën” u shpreh Macron.