‘’Xhamia Mati 1’’ në Prishtinë me ligjerata për fëmijët se si nuk duhet festuar vitin e ri

Foto ilustruese

‘’Xhamia Mati 1’’ në Prishtinë gjatë ditës së djeshme ka mbajtur një aktivtet me fëmijët.

Fëmijët ishin obliguar nga ana e xhamisë që të sjellin ide në letër se di duhet bindur prindërit që të mos festohet viti i ri.

‘’Në xhaminë “Mati•1”, Prishtinë zhvilluam një aktivitet. Nxënësit kishin për obligim të paraqesin një ide në letër, me temë “Si mund të i bindi prindërit të mos e festojnë Vitin e Ri”.Ata sollën punimet e tyre në klasë dhe shpjeguan në mënyrë të hollësishme se si do të tentonin tek prindërit e tyre të i bindin të mos festojnë një festë pagane’’ thuhet në njoftimin e Xhamisë.

Më tutje është bërë e ditur se fëmijët sollën: ajete, hadithe, ndërsa bredhit, babadimrit dhe shumë simboleve tjera u’a bënë me ❌.

Përveq kësaj, është përgatitur një ligjëratë në PowerPoint ku është ligjëruar rreth temës “Jo festimit të vitit te ri”