“Zemër ke dështu!” – Rinia e LDK-së ia uron Qeverisë Ditën e të Dashuruarve

Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë zhvilluar të mërkurën një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë.

Një performancë artistike, në një zemër që simbolizon 14 shkurtin – Ditën e të Dashuruarve, kanë shkruar “Zemër ke dështu!”.

Gjithashtu, kanë mbajtur në duar nga një zemër ku shkruan për “Më mirë me ty e fukara”.