Zhduket një burrë në Suharekë, familja e tij kërkon ndihmë për gjetjen e tij

 Një person është zhdukur në Komunën e Suharekës.

Armend Beqa ka njoftuar se babai i tij që 24 orë nuk është gjendur si dhe ka sëmundjen e alzheimerit.

“Babai im tash 24 orë nuk gjendet askund ju lutem të gjithë ata qe kane informacion ose e kanë parë”.

“Ju lutem me lajmëroni babai ka sëmundjen e Alzheimerit (kujtesës) dhe nuk ka dokument identifikues me vete”, ka shkruar ai.

Armendi po ashtu ka publikuar një fotografi të babait të tij.