Zhduket një grua në Gjakovë

Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Gjakovë.

Lidhur me këtë rast tashmë janë hapur hetimet.

“Gjakovë  05.12.2023-18:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.