Zhduket për të disatën herë një 17-vjeçare në Ferizaj, nëna kërkon ndihmën e Policisë për ta gjetur

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar edhe një grua në Ferizaj, e cili ka raportuar se vajza e saj 17-vjeçare ka dalë nga shtëpia dje dhe nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e saj.

Sinjali mëson se e njëjta ka deklaruar para Policisë se e mitura është larguar nga shtëpia disa herë edhe në të kaluarën.

Përballë kësaj situate, familja vendosi që ta njoftojë Policinë.

Denoncimi i nënës ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e vajzës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.