Zhvillimet në veri – mblidhen Osmani, Kurti, Konjufca, Gërvalla dhe Sveçla

Zhvillimet e fundit në veri të vendit, kanë bërë që sot të mblidhen në një takim krerët e shtetit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministri , Albin Kurti, zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e MPJD-së , Donika Gërvalla Shëarz, si dhe ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla kanë realizuar takim më qëllim të vazhdimit të koordinimit ndërinstitucional në lidhje me zhvillimet e fundit në vend.

Si të filloni një biznes të vogël online?

“Në takim ishin të ftuar edhe liderët e opozitës të cilët nuk kanë marrë pjesë. Megjithatë, institucionet e vendit do të vazhdojnë kontaktet e rregullta dhe konsultimet me opozitën, me qëllim të koordinimit mbi çështje të interesit nacional”, thuhet në njoftimin për media.

Sipas njoftimit thuhet se do të vazhdohet koordinimi i plotë dhe komunikimi i rregullt me aleatët strategjik. /Telegrafi/