Drejtoi veturën me fëmijë në prehër, ky është dënimi marramendës që iu shqiptua ngasësit kosovar

Policia ka ndëshkuar një shofer në Mitrovicë, pasi i njëjti ishte duke drejtuar automjetin duke mbajtur timonin me fëmijë në prehër.

“Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka hasur kundërvajtësin (shoferin) i cili drejtonte automjetin duke mbajtur timonin me fëmijë në prehër”, thuhet ne njoftim.

Policia ka njoftuar se ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej katërqind (400) euro, pesë (5) pikë negative, masa mbrojtëse marrje e patën shoferit për gjashtë (6) muaj.