Zjarrfikësit protestojnë sërish, e konsiderojnë të pakuptimtë heshtjen e Qeverisë

Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës ka protestuar sërish në shenjë pakënaqësie me kushtet e punës dhe moskompensimin për rrezikshmëri në punë.

Muharrem Beka, kryetari i Sindikatës, tha se gjendja e tyre është shumë alarmante dhe kjo heshtje e institucioneve viteve me radhë ka shkaktuar këtë situatë të pakëndshme, madje tha se nuk do të heshtin.

Ai tha që as qeveritë e kaluara dhe as e tashmja nuk kanë bërë asgjë, por ai kërkoi nga Qeveria e tanishme të analizojë gjendjen e krijuar ndaj zjarrfikësve dhe t’i plotësoj kërkesat e tyre, transmeton lajmi.net.

“Zjarrfikësit e Kosovës e kanë riaktivizuar protestën në shenjë të pakënaqësive të krijuar jo e kënaqshme që e kemi pranuar nga Qeveria e Kosovës, pas protestës gjendja në shërbimin e zjarrfikësve në Kosovë është shumë alarmante dhe kjo heshtje e institucioneve vite me radhë ka shkaktuar këtë situatë të pakëndshme. Andaj e ftojmë Qeverinë të analizojë gjendjen e krijuar ndaj zjarrfikësve dhe të siguroj mjete, të përmirësojë gjendjen e krijuar se në këtë formë nuk i konvenon askujt. Kjo heshtje është e pakuptimtë, kjo neglizhencë është e pakuptimtë”. /EO