Zyrtare: Prishtina nënshkruan me Gentrit Dumanin

Prishtina ka bërë një tjetër përforcim.

Ndryshimet rrënjësore po vazhdojnë te skuadra e Prishtinës.

Pas shumë largimeve gjatë kësaj vere, Prishtina po nënshkruan me një numër të madh lojtarësh.

Mbrojtësi i majtë, Dumani ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me skuadrën ‘bardhekaltër’.

Së fundmi, Dumani ka qenë pjesë e skuadrës së Malishevës.

Më poshtë mund ta shihni njoftimin e Prishtinës për këtë transferim.