E shtunë, Shtator 30

Etiketë: Vjosa Osmani

Amerikanët të shqetësuar për shtimin e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën, Osmani: Mirëpres reagimin e ShBA-së

Amerikanët të shqetësuar për shtimin e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën, Osmani: Mirëpres reagimin e ShBA-së

Kryesoret
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar menjëherë pas konferencës së mbajtur në Washington ku SHBA-ja shprehi shqetësimin e saj për rritjen e trupave në kufi me Kosovën dhe i kërkoi Serbisë tërheqjen e tyre. Osmani ka thënë se SHBA-ja gjithmonë qëndrojnë në krah të Kosovës dhe popullit të saj. „Unë e mirëpres deklaratën e qartë të administratës së Biden, duke thirrur veprimet tejet destabilizuese të Serbisë kundër Kosovë“, ka shkruar Osmani. Ajo tutje ka thënë se mirëpret thirrjen për përgjegjësi për ata që planifikuan dhe kryen sulmin kundër Policisë së Kosovës. Shefja e shtetit përmend edhe denoncimin që SHBA-ja i ka bërë organizimit të paprecedent të njësive ushtarake dhe artilerisë së avancuar serbe përgjatë kufirit me Kosovën. Ajo tutje shton se armët e fshehura n...
Gazetari amerikan: Këshilltari i Biden ka telefonuar Osmanin

Gazetari amerikan: Këshilltari i Biden ka telefonuar Osmanin

Kombëtare, Lajme
Gazetari amerikan, Nick Schifrin, ka shkruar në profilin e tij në platformën “X” për konferencën që ka mbajtur sot John Kirby nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ku janë ngritur shqetësime për rritje të prezencës usharake të Serbisë në kufirin me Kosovën. Schifrin ka bërë të ditur se sot Sekretari Amerikan, Antony Blinken ka telefonuar krerët e shtetit serb, ndërkohë që sipas Schifrin, këshilltari i Joe Biden, Jake Sullivan ka telefonuar presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Ai gjithashtu ka shtuar se tashmë NATO po konsideron rritjen e prezencës ushtarake në Veri të Republikës së Kosovës. “Sot Sekretari Blinken ka telefonuar Bërnabiqin, Jake Sullivan ka telefonuar Presidenten Vjosa Osmani dhe NATO-n po kosnideron shtimin e prezencës ...
Osmani: E rëndësishme që të bashkohen forcat mes Presidencës, Qeverisë dhe opozitës

Osmani: E rëndësishme që të bashkohen forcat mes Presidencës, Qeverisë dhe opozitës

Kryesoret, Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur lidhur me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në veri, ku u vra polici Afrim Bunjaku. Osmani ka thënë se menjëherë pasi është njoftuar për këtë sulm, është koordinuar me aleatët ndërkombëtarë në minutat e para. “Me Drejtorin e AKI-së dhe me institucionet e tjera të sigurisë unë kam kontakt të përditshëm. Që nga momenti kur ka ndodhur ky sulm, edhe pse isha në ShBA, atë moment jam njoftuar menjëherë rreth sulmit dhe natyrisht që menjëherë pas njoftimit jam koordinuar në minutat e para me partnerët tanë, në mënyre që të gjithë ata të japin përkrahjen e nevojshme Kosovës që të përballet me këtë sulm të organizuar nga Serbia, të ekzekutuar nga strukturat e saj ilegale kriminale”, ka deklaruar Osmani në RTK. Osmani ka thënë se në këtë k...
Osmani për Listën Serbe: Do të merren masa që parashihen me ligj

Osmani për Listën Serbe: Do të merren masa që parashihen me ligj

Kombëtare, Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka kritikuar Listën Serbe, në lidhje me reagimin e tyre pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit. Ajo tha se Lista Serbe është dashur të distancohej nga sulmi terrorist që ndodhi ditë më parë. E pyetur se cfarë masa mund të ndërirren ndaj kësaj partie, Osmani theksoi se do ketë një takim të përbashkët me liderët shtetëror të Kosovës, dhe do shihen veprimet ligjorë që do mund të ndërmirren. “Për keqardhje që Lista Serbe të ishte një parti që luftonte për të drejtat e komunitetit serbë në Kosovë. Është shndërruar në mjet të Vuçiqit për ta luftuar paqen dhe sigurinë në rajon, më së paku i shkon për shtati qytetarëve serbë që janë në Kosovë. Më së shumti që janë terrorizuar nga elementet kriminale në veri, janë serbët e veriut, janë gruoet e një...
Presidentja Osmani: Draft-Statuti i Asociacionit të përgatitet bashkë me ShBA-në

Presidentja Osmani: Draft-Statuti i Asociacionit të përgatitet bashkë me ShBA-në

Kombëtare, Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Kosova duhet që së bashku me Shtetet e Bashkuara të përgatisë draftin për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, Osmani tha se Marrëveshja drejt normalizimit të raporteve – që Kosova dhe Serbia arritën më herët gjatë vitit – nuk “është perfekte” për Kosovën, por është obligim ndërkombëtar. Ajo tha se ende ka dyshime se si mund të zbatohen në praktikë disa pjesë të saj, duke përmendur nenin 7 dhe 10. Neni 7 flet për sigurimin e një niveli të duhur të vetëmanxhimit për komunitetin serb, në përputhje me marrëveshjet e arritura më parë në kuadër të dialogut. Ndërkaq, neni tjetër kërkon që palët të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog, përfshirë atë për Asociacionin...
Në pasdite pritet takimi mes presidentes dhe Krasniqit

Në pasdite pritet takimi mes presidentes dhe Krasniqit

Kombëtare, Lajme
Presidentja Vjosa Osmani e ka lënë sot të takohet me liderët e partive opozitare. Ajo në mëngjes u takua me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, e pastaj edhe me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn. Ndërkaq tash është konfirmuar që sot pasdite ajo do ta presë në takim edhe të parin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin. Mes tyre pritet që të flitet edhe për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, ashtu sic ndodhi edhe në takimet me Abdixhikun e Haradinajn. “Takimi mes kryetarit Krasniqi dhe presidentes Osmani do të ndodhë sot, pasdite. Për detajet nga takimi do të ju njoftojmë pastaj”, ka thënë për KlanKosova.tv, Valmir Klaiqi, drejtor i Komunikimit në PDK.
Zhvillimet në Veri, Osmani takon drejtorin e AKI-së dhe partitë opozitare

Zhvillimet në Veri, Osmani takon drejtorin e AKI-së dhe partitë opozitare

Kryesoret, Lajme
Shefi i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Petrit Ajeti, dhe krerët e partive opozitare do të takohen sot [e mërkurë] me presidenten Vjosa Osmani. Tema e këtij takimi është sulmi terrorist që ndodhi të dielën në Banjskë të Zveçanit, raporton EO. Nga sulmi mbeti i vrarë polici i Kosovës, rreshteri Afrim Bunjaku dhe tre sulmues të armatosur. U arrestuan tetë persona, prej tyre katër u liruan për mungesë provash.
Osmani: Afrimi na bindi sërish se flijimi i jetës për atdheun është rilindje, jo vdekje

Osmani: Afrimi na bindi sërish se flijimi i jetës për atdheun është rilindje, jo vdekje

Kryesoret
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka publikuar fotografi nga ceremonia e varrimit të rreshterit të vrarë në veri, Afrim Bunjaku. Osmani ka thënë se “Afrimi na bindi sërish se flijimi i jetës për atdheun është rilindje, jo vdekje”. Shkrimi i saj: Dje i dhamë lamtumirën heroit Afrim Bunjaku. Kosova është ngritur mbi sakrificën sublime të një populli. Ajo po mbahet mbi këtë sakrificë e do të jetojë përjetësisht falë trimave si Afrimi. Afrimi na bindi sërish se flijimi i jetës për atdheun është rilindje, jo vdekje. Duke rënë për Kosovën ai e përjetësoi jetën e tij. Tani ai është hero i Kosovës, bir i saj i shtrenjtë që jeton në altarin e historisë së atdheut. Lavdi heroit Afrim Bunjaku!
Osmani vendos: E hëna ditë zie, në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku

Osmani vendos: E hëna ditë zie, në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku

Kryesoret
Presidentja Vjosa Osmani e ka shpallur të hënën ditë zie shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, që u vra sot në orët e para të mëngjesit në veri. Lajmin e ka bërë të ditur Presidenca përmes një njoftimi drejtuar mediave. “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit. Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së hënë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftim. https://07press.com/kosova-ne-ballinat-kryesore-te-mediave-boterore-si-u-pasqyruan-ngjarjet-ne-veri/...