Titrimi i serialit Rrushe në Top Channel, producentja Rexha: Është bërë enkas, për ata me dëgjim të dëmtuar ose që s’dëgjojnë fare

Është diskutuar jashtë mase ditëve të fundit lidhur me titrimin e serialit Rrushe në Top Channel.

Megjithatë, para pak çastesh, përmes një postimi në “Facebook”, producentja, njëherit aktore në serial, Doresa Rexhaj, sqaroi situatën.

Titrimi është bërë me qëllim, pra enkas për ata persona që përballen me probleme në të dëgjuar, ose që s’dëgjojnë fare.

“Si producente dhe aktore në serialin “Rrushe”, fillimisht dua ta falënderoj gjithë audiencën shqiptare kudo në botë për vlerësimin e mirë që i ka bërë e po i bën serialit “Rrushe”, prodhim i GjirafaStudios! Kjo është shumë motivuese për mua dhe për ekipin që të vazhdojmë me planifikimin për realizimin e Sezonit të Dytë të serialit”, shkroi ndër tjerash ajo.

Më poshtë edhe postimi i plotë: