FSK zhvillon ushtrime në Aeroportin e Gjakovës – përdoret municion real luftarak

Forca e Sigurisë së Kosovës, ka njoftuar se pjesëtarët e saj kanë realizuar ushtrim fushor ‘Steel Live Aplha’ në Aeroportin e Gjakovës.

Në njoftim shtohet se pjesëtarët e FSK’së kanë praktikuar qitjen me municion real luftarak në nivel skuadre dhe togu.

Qëllimi i këtij ushtrimi, siç thuhet në njoftim, është që pjesëtarët të jenë sa më të trajnuar në aspektin taktik.

Njoftimi i plotë:

Realizohet ushtrimi fushor “Steel Live Alpha”. Me qëllim që pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të jenë sa më të trajnuar në aspektin taktik, Kompanisë 2A e Regjimentit të dytë të Komandës së Forcave Tokësore ka realizuar ushtrimin fushor “Steel Live Alpha” në Aeroportin e Gjakovës dhe Babaj të Bokës duke praktikuar qitjen me municion real luftarak në nivel skuadre dhe togu.