I riu shрëton heroikiѕht 2-vjeçaren/ Ra nga kati i 6-të, e рriti në krahë

Shen Dong nga qyteti Tongxiang në Kinë ishte duke shkuar punë si çdo ditë, kur papritmas dëgjoi një zhurmë sipër tij.

Një vajzë 2-vjeçare ishte duke rënë nga dritarja e katit të gjashtë të pallatit sipër tij.

Ai lajmëroi policinë, por para se të arrinin, vajza filloi të shkëputej sërish. Shen vrapoi dhe e kapi në kohën e duhur.

Dorëzohet Kosova, pacientët me kancer shkojnë të trajtohen në Shqipëri

Ai çoi vajzën në spital ku fatmirësisht po rikuperohet plotësisht, pasi ka pësuar vetëm lëndime të lehta.

Pamjet e rënies të filmuara nga telefonat celularë dhe pamjet e kapjes nga kamerat e sigurisë janë bërë virale në mediat sociale kineze.

Megjithatë Shen, kur u intervistua, ishte mjaft modest për shpëtimin e tij heroik. “Unë jam baba vetë dhe nuk dua të shoh asnjë fëmijë të lëndohet”, tha ai, raporton RT.

Snajperistja e modelja e famshme vritet nga trupat e Putinit në Ukrainë