Uji shërues në fshatin kosovar, konsiderohet si ilaç për sëmundje të ndryshme – video

Në fshatin Baicë të Lipjanit gjendet një burim me ujë shërues. Qytetarët e këtij vendi çdoherë mbushin shishet për ta konsumuar ujin dhe gjatë sezonit të verës pastrohen në pishinë pasiqë ky ujë konsiderohet shërues

Një qytetar i cili konsumon ujin e këtij burimi që dy vjet, tregon deri në detaje për burimin dhe ujin i cili konsiderohet shërues.

“Uji është i mirë se përdoret për lukth e për puçrra, e për të gjitha. Unë që dy vite e përdori, por s’kam pasur dhimbje vetëm e përdori se është i mirë, dhe për këtë arsye nuk e ndërroj kurrë, ujë më të mirë s’ka”, tha qytetari.

Ai thotë se, ka njerëz të cilët vijnë nga anë të tjera të qyteteve për të marrë ujë, dhe shton se, ai vetë ai e ka mësuar këtë nga dajt e tij të cilët i përkasin po të njëjtit fshat.

“Ka njerëz të cilët vijnë nga të gjitha anët dhe e marrin këta ujë. Këtu i kam dajtë në Baicë të Lipjanit, dhe prej tyre e kam marrë vesh për këta ujë që është shërues”.

Tutje ai tha se, pishinën e kanë rregulluar banorët e këtij fshati (Baicë), dhe thekson se, uji nuk mund të përdoret për çaj.

“I gjithë fshati e kanë rregulluar pishinën dhe të gjithë e përdorin. Uji në pishinë përdoret vetëm për tu larë, dhe rrezitur nga njerëzit, ndërsa anën tjetër është uji më i ngrohtë dhe është i pijshëm, për çaj e të tjerat nuk përdoret, ai ujë është vetëm për tu pirë. Në pishinë njerëzit lahen e rreziten gjatë sezonit të verës”, thotë qytetari.

Konsumatori i këtij uji shërues thotë se, nganjëherë ka raste kur pritjet për të marrë ujë janë të gjata deri një orë, dhe shton se, ky burim ndahet në dy pjesë, në njërën anë ka ujë të ngrohtë i cili është i pijshëm dhe anën tjetër të pishinës i cili pastrohet çdoherë dhe përdoret gjatë sezonit të verës nga njerëzit.

“Nganjëherë ka që ke pritë nga një orë në rend për të marrë ujë. Burimin e ka në skaj dhe uji ndahet në dy pjesë, uji i nxehtë ai i cili konsumohet dhe uji i ftohtë në pishinë. Brenda gurit janë dy ceva të cilat janë vetëm për ujë të ngrohtë. Uji në pishinë pastrohet i gjithi, pasiqë derdhet dhe nga burimi mbushet përsëri. ky ujë është shërues, i mirë dhe s’ka asnjë problem me të”, përfundoi konsumatori i ujit shërues.