KFOR shton praninë në qendër të Leposaviqit pas njoftimit për një tubim të ri të serbëve lokalë

Rreth orës 12:00 është njoftuar për një tubim të ri nga protestuesit serbë të cilët kërkojnë lirimin e të arrestuarve kohëve të fundit të dyshuar për sulme ndaj gazetarëve – Nemanja Vllashkoviq dhe Dalibor Spasiq.

Gjithashtu një tjetër serb i dyshuar për sulmin ndaj kameramanit të RTK-së është arrestuar sot nga Policia e Kosovës.

Siç raportojnë mediat serbe atje, KFOR-i ka shtuar praninë në qendrën e qytetit në Leposaviq ndërsa thonë se është vërejtur një numër më i theksuar i trupave letoneze; ndërsa para objektit komunal ku po qëndron tashmë tri javë pa dalë nga atje, kryetari Lulzim Hetemi, janë të vendosur trupa amerikane dhe hungareze të KFOR’it.

“Kurti do shpallet non grata – ndërkombëtarët duan një qeveri teknike”