Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit, Defrim Kafexhiu, të premten, është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit.
Në mbledhje i pranishëm ishte Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, i cili dha përgjigje në pyetjet e anëtarëve të Kuvendit, nënkryetari i Komunës Fatmir Iska, anëtarët e Kuvendit Komunal dhe drejtorët e drejtorive komunale.
Gjatë kësaj mbledhje janë shqyrtuar këto raporte:
Shqyrtimi i Raportit financiar janar – qershor – 2022;
Shqyrtimi i Raportit të punës së DKA-së për përfundimin e vitit mësimor 2021/2022;
Shqyrtimi i Raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të komunës së Rahovecit për vitin 2021;