Ahmeti tallet pak me vendimin për ujë, thotë se qeveria duhet vendosë çmimin tavan edhe për kafen

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar vendimin e qeverisë që obligon bizneset për shërbim të klientëve me ujë nga rubineti, si dhe për monitorim të cilësisë së ujit të destinuar për konsum.

Kjo është gjendja shëndetësore e dy policëve që u plagosën në Skënderaj (PAMJE)

Ahmeti ka përdorur sarkazëm në shkrimin e tij në Twitter, duke thënë se duhet të vendoset edhe një “çmim tavan” për kafen sepse gastronomët po fitojnë shumë.

“Qeveria paska vendos që gastronomia detyrimisht duhet me shërby ujë të çeshmes çdo konsumatori që ulet në tavolinë. Edhe naj tavan të çmimit në kafe se “shumë” po fitojnë”, ka shkruar ai.

Merret vendimi për Nuredin Lushtakun

Ahmeti analogjinë me çmimin tavan e ka përdorur pas një vendimi tjetër të qeverisë që cakton marzhën e fitimit për naftëtarët. /Express