Aktori Rafuna për Trustin: “Leni pallavrat e votoni sepse populli është në krizë financiare”

Aktori i njohur, Naser Rafuna ka reguar për tërheqjen e 30 për qind nga Trust-i.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se parat e popullit i takojnë popullit dhe se duhet duhet votuar tërheqja e trustit pasi sipas tij, populli është në krizë financiare.

“Janë kundër disa por jo kundër kur shpesh humben me miliona tona në Investimet të jashtme ku vetëm në periudhën janar-shtator 2022 janë humbur 107 milion euro, para të popullit , me përgjegjësi ndaj askujt”, ka shkruar Rafuna në Facebook.

Tutje, Rafuna është shprehur se kushdo që e ka prekur ose e prek popullin në bukën e tij, ka rënë në fund të pusit.