Biznesmeni i njohur nga Kosova bën thirrje: Kërkohen punëtorë me paga mbi 600 euro

Afaristi kosovar, Burim Piraj, ka njoftuar se një fermë e re po hapet në Kosovë.

Piraj ka treguar se ferma do të hapet në Prizren dhe miku i tij pronar i saj ka nevojë për punëtorë, paga e të cilëve shkon në plus 600 euro.

“Një mik i imi e ka ndërtuar një fermë për lopë qumështore shumë të mirë, me të gjithë standardet me ç’rast e përgëzoj. E ka në fshatin Sallagrazhdë të Prizrenit. Kushtet e punës për punëtorë të mira, plus paga 600EURO. Më kontaktoj që nëse kam lidhje me ndonjë agjenci të merr punëtorë nga jashtë!Më befasoj shumë!”, ka shkruar ai mes tjerash.

Më poshtë lexoni detajet tjera:

Një mik i imi e ka ndërtuar një fermë për lopë qumështore shumë të mirë, me të gjithë standardet me ç’rast e përgëzoj.

E ka në fshatin Sallagrazhdë të Prizrenit.

Kushtet e punës për punëtorë të mira, plus paga 600EURO.

Më kontaktoj që nëse kam lidhje me ndonjë agjenci të merr punëtorë nga jashtë!

Më befasoj shumë!

I thash, jo, nuk do të lejoj të merr punëtorë të huaj po do t’i gjej unë dy punëtorë.

Tani jam në kërkim të këtyre punëtorëve që do të kenë fat të punojnë aty.