“Çartet” një sheik në Arabi, e godet bashkëlojtarin e Karim Benzemas me rryp për shkak të humbjes në finale

Skuadra e Al Hilal ka fituar titullin e Superkupës së Arabisë Saudite pasi mposhti 4:1 Al Ittihadin.

Një ngjarje e tmerrshme ndodhi pas ndeshjes, kur një tifoz i veshur si sheik sulmoi bashkëlojtarin e Karim Benzemas dhe N’Golo Kantes, shkruan LIG Sport.

Sheiku goditiste me rryp lojtarin e Al Ittihad pasi ishte i revoltuar nga humbja që pësoi kjo skuadër në finale.

Kujtojmë që Al Hilal deri në finale erdhi duke eliminuar skuadrën e Al Nassr, ku luan ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo.