Çitaku pas deklaratës së Escobarit: Nëse jo me SHBA-në, me kë po koordinohet Kurti

Emisari i SHBA-ve, Gabriel Escobar ka deklaruar sot se po kanë probleme të komunikojnë me Kryeministrin Kurti, e sipas tij jo vetëm SHBA-të por edhe NATO.

Për këtë ka reaguar edhe nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

Ajo ka cituar deklaratën e Escobarit dhe ka shtruar një pyetje.

“Pyetja është me kë po koordinihet Kryeministri, nëse jo me SHBA-të, BE-në, NATO-n, Shqipërinë? Ky është alarmi i fundit për ne”, ka shkruar Çitaku