Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, tha në RTV21 se rezultati i zgjedhjeve në Kosovë do të jetë befasues, siç ishte edhe ai i zgjedhjeve lokale.

“Unë jam e bindur se rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues për shumë kë, siç ka qenë befasues edhe rezultati i zgjedhjeve lokale”, tha ajo

Sipas Çitakut, opozitë e shpëtoi Kosovën nga “tendencat autoritare dhe totalitare të kryeministrit Kurti”.

“Kjo opozitë, e cila shpeshherë edhe padrejtësisht është kritikuar, me nismat e saj të dërguar në Gjykatën Kushtetuese ka arritur që ta shpëtojë Kosovën nga tendencat autoritare dhe totalitare të kryeministrit Kurti, duke dërguar lëndët për trajtim… Kjo është detyra e opozitës, nuk është të çirret, as të hedh vezë”, tha ajo.