Deputetja britanike: Nëse forcat serbe hynë ilegalisht në Kosovë, duhet të sanksionohen nga fuqitë perëndimore

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar për kidnapimin e tre policëve kosovarë nga njësitë speciale serbe.

Sipas Kearns, e cila njëherësh është dhe njëra nga deputetet më të zëshme britanike për çështjen e Kosovës, thotë se nëse forcat serbe kanë hyrë ilegalisht në Kosovë, ky është një përshkallëzim shumë serioz.

”Nëse policët kosovarë janë rrëmbyer nga forcat serbe që kanë hyrë ilegalisht në Kosovë, ky është një përshkallëzim shumë serioz”.

”Kjo do të kërkonte një sanksion të rëndësishëm nga fuqitë perëndimore, të cilat nuk janë përmbajtur nga sanksionet dhe kritikat ndaj Kosovës për shumë, shumë më pak”.