Dy persona ia vënë zjarrin një vetureje në një “Rent a car” në Prishtinë

Dy persona dyshohet se i kanë vënë zjarrin një veture në një “Rent a Car” të shtunën në Prishtinë.

Policia ka njoftuar të dielën se të dyshuarit nuk janë identifikuar, teksa rasti ka ndodhur pas orës 02:00 të mesnatës.

Në vendin e ngjarjes thuhet se kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

Rasti është nën hetime.