E dhimbshme: Vdes një person në Gjakovë, u rokullis me traktor

Ka vdekur një person në Gjakovë pasi është rrokullisur me traktor.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Fsh. Orize, Gjakovë 27.10.2023 – 11:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke punuar tokën, dyshohet se nga pakujdesia është rrokullisur me traktor dhe si pasojë ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.