E rrahu gruan, arresohet i dyshuari në Prizren

Një person në Prizren është arrestuar të mërkurën, pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima pas sulmit ka pranuar tretman mjekësor, njofton policia, raporton Klankosova.tv.

I dyshuari u dërgua në mbajtje, pasi prokurori i rastit vendosi ashtu.