Eurodeputeti austriak që angazhohet goxha për vendin tonë falënderohet nga zyrtarja kosovare

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka bërë të ditur se është takuar me deputet austriak në Parlamentin Evropian, Lukas Mandl.

Përmes një shkrimi në Facebook, Demiri ka njoftuar se e ka falënderuar eurodeputetin austriak për angazhimin e tij të palodhshëm në të gjithë proceset e rëndësishme për Kosovën.

Kënaqësi e veçantë të prisja sërish në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem mikun e madh të Kosovës, z. Lukas Mandl, deputet austriak në Parlamentin Evropian. E falënderova z. Mandl për angazhimin e tij të palodhshëm në të gjithë proceset e rëndësishme për shtetin tonë.” – ka shkruar Demiri.