Nxënësit nga Kosova marrin pjesë në Olimpiadën STEM në Paris, kthehen me një numër medalje

Është mbajtur Olimpiada për Matematikë dhe Shkencë në Paris ku kanë marrë pjesë edhe nxënësit nga Kosova.

Qendra e Trajnimit Infinit ka njoftuar se ekipi nga Kosova është kthyer nga Parisi me një sukses të jashtëzakonshme, duke u bërë nder shtet që kanë fituar më së shumti medalje.

“Po kthehemi nga Parisi me një sukses të jashtëzakonshëm për ekipin tonë dhe gjithë Kosovën. Jemi nder shtetet që fituam më së shumti medalje dhe çmime në këtë Olimpiadë Në kategorinë e shkencës arritëm të renditemi në vendin e dytë nivel botëror në ‘Best Of the Bests category’ me nxënësin Kushtrim Kajoshi.” – thuhet në njoftim.