Gazetari: Harxhova 2500 € për 6 net në Durrës

Gazetari nga Presheva, Dashnim Hebibi tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se ka harxhuar 2500 euro për 6 netë në Durrës.

Sipas tij çmimet ishin të kënaqshme. Hebibi jeton dhe punon në Zvicër, ndërsa zgjedh gjithmonë Shqipërinë për pushimet e tij të verës, por ajo që e shqetëson është papastërtia dhe fakti që qytetarët nuk e respektojnë turizmin.

“Çmimet thonë se janë të larta, por nuk ishin. Unë kam drekuar dhe darkuar në një restorant të jashtëzakonshëm, shumë të mirë, edhe në hotel, por dhe në një restorant tjetër. Përafërsisht, plus, minus, 2500 euro kam harxhuar për 6 net. Domethënë 150-200 euro ka shkuar dita, pa lojërat e çunit me ato makinat, e lojëra të tjera,” – u shpreh Hebibi.