Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, dyshohet se është trupi i mërgimtarit që u zhduk para një muaji

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Gjilan, ku është gjetur pa shenja jete një person, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka thënë se trupi i pajetë është gjetur në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në rrugën Gjilan – Kamenicë.

Sipas Hashanit, trupi i pajetë nuk është identifikuar për shkak të rrethanave në vendin ku është gjetur.

“Ju njoftoj se me datë 26.02.2024 rreth ores 22:37, policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan kanë marrë një informatë se në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në rrugën Gjilan -Kamenicë është vrejtur një person i cili dyshohet të jetë i vdekur. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitet relevante, ku me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë Hashani.

Ndërkohë raportohet se bëhet fjalë për mërgimtarin, Musah Hamiti, i cili u raportua i zhdukur një muaj më parë.