Ish i burgosuri politik Afrim Caka: “Radojçiqi i ka vra tre veta në Gjakovë gjatë luftës”

Millan Radojçiq si 23 vjeçar gjatë luftës në Kosovës më 1999 “i ka vrarë tri veta”, ka thënë Afrim Caka, ish i burgosur politik në Debat Plus mbrëmjen e së enjtes.

Radojçiq, i cili udhëhoqi formacionin terroristë në Banjskë të Zveçanit të dielën, Caka pretendon se “më 10 maj” të 1999 ka marrë pjesë në krimet e llahtarshme ndaj popullatës shqiptare civile.

Me babain e tij kam punuar… dhe ia njoh nënën mirë, nënën e ka pasur më shoviniste se vet që ka qenë… Në mesin e kësaj tragjedi shquhet edhe Millan Rajko Radojeçiq, ishte 23 vjeçar me 10 maj i ka vrarë tre veta… Radjoçiq me 10 maj në orën 07:15 i ka bërë tri vrasje në Gjakovë… e kam njofto mirë dhe babanë tij, ai ka qenë pjesë i grupit të dytë për djegien dhe plaçkitjen e shtëpive dhe dënimin e gjakovarëve drejt Shqipërisë… Ka qenë krimineli i dorës së aprë, ka bërë krime të mëdha në Gjakovë”, ka than Caka.