Konfirmohet takimi i presidentes Osmani me përfaqësuesit e veteranëve

Presidentja e vendit Vjosa Osmani pritet të takojë sot përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku ka konfirmuar për Insajderin se takimi do të mbahet në orën 14:00.

Ky takimi vjen pasi gjatë ditës së djeshme përfaqësuesit e OVL-së i kanë kërkuar takim urgjent Osmanit lidhur me Ligjin për Pagën Minimale.

Veteranët janë shprehur të indinjuar për faktin se ata nuk janë përfshirë në këtë ligj.