Krushë e Madhe/ Mosmarrëveshja për shit-blerjen e një veture eskalon me gjuajtje me kallashnikov

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy persona të cilët së bashku me një familjar, dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me shit-blerjen e një veture me dy të dyshuar tjerë, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të njëri-tjetrit.

Rasti ka ndodhur dje në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit rreth orës 14:35.

Sipas raportit policor nuk ka të lënduar dhe se njëri nga të dyshuarit ka gjuajtur me pist.oletë dhe tjetri me AK-47 (Kallashnikov).

24 vjet nga masakra e Rahovecit

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të AK-47, tri gëzhoja të pistoletës dhe një fishek pistolete.

Tutje, në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se është sekuestruar edhe një revole me një karikator.

Të dyshuarit, janë larguar me vetura në drejtime të ndryshme.

Në raport policor thuhet se njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.