Kurti uron Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: Kosova feston arritjet e juaja historike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Kurti tha se Kosova i feston këto arritje të fqinjëve, derisa tha se iu bashkohet zotimeve për reforma drejt BE-së.

Evropa po piqet nga i nxehti, këtë javë radhën e ka Kosova

“Urime për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Kosova feston arritjet e juaja historike dhe iu bashkohet në zotimet drejt reformave që do të transformojnë vendet tuaja dhe do të forcojnë rajonin tonë në Europë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Gjatë ditës Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut e ka uruar edhe presidentja Vjosa Osmani, teksa iu drejtua Bashkimit Evropian me kërkesën e kamotshme për liberalizim të vizave.

Evropa po piqet nga i nxehti, këtë javë radhën e ka Kosova