Kur dilni nga vetura dhe shkoni për të mbushur karburant, prekni automjetin – kjo mund t’ju shpëtojë jetën

Para se të shkoni për ta mbushur me karburant veturën tuaj, është mirë ta prekni automjetin sepse kjo lëvizje mund t’ju shpëtojë jetën.

Gjegjësisht, ekspertët shpjegojnë se lëvizja që bën njeriu kur del nga makina mund të krijojë elektricitet statik.

Nëse shkoni direkt për të mbushur karburant pasi të dilni nga makina juaj, i njëjti elektricitet statik mund të çojë në një shkëndijë të rrezikshme.

“Ju merrni një shkarkesë elektrostatike nga trupi juaj kur krijoni kontakt me grykën metalike (dorezën e karburantit) dhe kur kjo të ndodhë, ekziston mundësia e një shkëndije. Kjo shkëndijë është e mjaftueshme për të ndezur çdo lëndë rreth majës së grykës”, tha Scott Boorse, drejtor i programeve teknike për Institutin e Pajisjeve të Naftës (PEI).

Instituti i Pajisjeve të Naftës ka marrë raporte për rreth 200 incidente në pikat e karburanteve të shkaktuara nga elektriciteti statik që nga mesi i viteve 1990.

Por Boorse thotë se ka të ngjarë të ketë shumë raste të tjera që nuk raportohen.