Kurti takon ambasadoren Ziv, flasin për organizimin e një Forumi Ekonomik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv.

Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se në takim është folur për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve.

Gjithashtu në komunikatën për media thuhet se është folur edhe për mundësinë e organizimin të një Forumi Ekonomik, përcjell Klankosova.tv.

“Së bashku folën për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve që sot shënojnë tre vjetorin e vendosjes së tyre dhe vullnetin e dyanshëm për thellimin e mëtejmë të tyre sidomos në fushën e ekonomisë. Në këtë drejtim, ata diskutuan rreth mundësisë për organizimin e një Forumi Ekonomik që do të shërbente si mundësi për të promovuar bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë për të investuar në Kosovë”.

“Më tej, kryeministri Kurti falënderoi ambasadoren Ziv për komunikimin e afërt dhe mbështetjen e vazhdueshme. Ai u shpreh mirënjohës për vendimin e shtetit të Izraelit për të liberalizuar vizat për qytetarët e Republikës së Kosovës në vazhdën e lajmeve dhe zhvillimeve pozitive në këtë fillimvit”, thuhet tutje në komunikatë.