LDK: Për tri vjet, Qeveria Kurti shkeli kushtetutën 4 herë

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një reagimi ka thënë se Qeveria e Kosovës në këto tre vjet mandat të saj ka shkelur hiq më pak se katër herë Kushtetutën e Kosovës

Partia që drejtohet nga Lumir Abdixhiku, ka numëruar secilin rast veç e veç, ku ministra të Qeverisë Kurti kanë shkelur organin më të lartë juridik në vend.

“Për tre vjet qeverisje, partia në pushtet ka shkelur 4 herë Kushtetutën, derisa janë edhe disa ligje që janë në pritje të vendimit nga Gjykata Kushtetuese. Këto shkelje tregojnë më së miri mospërkushtimin e kësaj Qeverie për shtetin e së drejtës’, thuhet në reagimin e LDK-së ndër të tjera.