Mazllam Mazllami shpalos detaje të Mercedesit: Është i vitit 2013, i ka 300 mijë të kaluara

Hoxhë Mazllam Mazllam ishte kthyer në temë ditët e fundit.

Kjo pasi, një dhuratë e pranuar nga ai prej ndjekësve opojanë, veturë Mercedes, e bëri viral klerikun fetar, përcjell lajmi.net.

Ai u ftua më pas edhe në Debat Plus, ku komentoi shumëçka rreth pranimit të dhuratës dhe formës se si bëhen apo pranohen ato në Islam.

Ndërkaq, me t’u kthyer në profesionin e tij, ka mbajtur edhe një ligjeratë.

Mes tjerash, doemos se komentoi edhe çështjen e Mercedesit, ku edhe shpalosi detaje.

Siç tha ai, kjo veturë është dhjetë vjet e vjetër dhe i ka 300 mijë kilometra të kaluara, por është e ruajtur.

Më poshtë edhe pjesa respektive e ligjeratës.