Mërgimtarët janë duke ardhur drejt Kosovës.
E shumë prej tyre gjatë rrugës për në vendlindje përballen me kolona të shumta.
Por padyshim ndër vite problematike mbeten pritjet e gjata në pikat kufitare në hyrje të Kosovës.
Gjatë ditës së sotme pritjet janë deri në një orë tek Dheu i Bardhë, kurse në Merdare nuk ka pritje fare.
Madje pritjet e gjata tek Dheu i Bardhë shihen qartë edhe në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale.
Mërgimtarë të shumta veçse kanë arritur në Kosovë, ndërsa pritet që tri javët e ardhshme të jenë edhe në numër më të lartë.