Borxhi milionësh ndaj spitaleve turke – Fondi për Sigurime ua hedh fajin QKUK-së e MSh-së

Drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore, Fatmir Plakiqi gjatë ditës së sotme ka raportuar në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Anëtarët e këtij komisioni i kërkuan Plakiqit sqarime për pagesat që janë bërë nga ky Fond për shërimet brenda dhe jashtë Kosovës.

Plakiqi u pyet për borxhet që Kosova ia ka spitaleve turke rreth trajtimit të kosovarëve atje.

Në pyetjen e deputetit të Listës Guxo, Haxhi Avdyli, se më cfarë baze e kane futur shtetin në borxhë, Plakiqi i fondit dha një përgjigje jo shumë interesante.

“Ne nuk e kemi futur shtetin në borxh, neve na ka fut në borxh QKUK dhe MSh. Bordi i trajtimeve jashtë është kompetentë për aprovim dhe refuzim të kërkesave për subvencionim”, tha ai.

Evropa po piqet nga i nxehti, këtë javë radhën e ka Kosova

E deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, prezantoi disa pagesa që janë kryer nga ky Fond për spitalet private në Kosovë.

“Krejt e di mirë qysh punon bordi. Qysh ka ndodh ekzekutimi e 2.3 milionë eurove, mjetet janë derdhë për spitalet private në Kosovë. Për spitalin “Olive”, mbi 400 mijë euro, “Medipol Mega” 145 mijë euro, spitali “Eren”, 183 mijë euro e kështu më radhë. Këto janë të dhëna të servuara nga burime të sigurta. Misioni juaj ka qenë vetëm trajtimi jashtë vendit jo sigurime shëndetësorë brenda vendit. A keni partner strategjik për trajtimin e pacientëve jashtë vendit”, tha Dreshaj.

Por për këto shpenzime që i paraqiti Dreshaj, nuk ishte fort në dijeni Plakiqi.
Ai deklaroi sot se Kosova ka fonde të pashfrytëzuara në vlerë prej 1.4 milionë euro.Sipas tij, ka shumë borxhe potenciale, por shtoi se Fondi ka rreth 2 milionë euro para të gatshme në llogari për t’i paguar ato por që sipas tij, nuk ka asnjë vendim zyrtar nga institucionet për borxhe.

Evropa po piqet nga i nxehti, këtë javë radhën e ka Kosova

Këto deklarata Plakiqi i bëri gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.“1.4 milionë euro është vlera e fondeve të pashfrytëzuara. Shumica e institucioneve me të cilat bashkëpunojmë janë vendore. Jemi duke punuar edhe me 48 institucione të jashtme në Maqedoni dhe Turqi. Kemi borxhe potenciale, rreth 2 milionë euro i kemi para të gatshme në llogari për pagesë. Por, nuk kemi asnjë vendim nga institucionet shëndetësore për t’i paguar borxhet”, u shpreh ai.

Tutje Plakiqi i ka quajtur spekulime hulumtimet e bëra në medie para pak javësh lidhur me keqpërdorimet në këtë Fond.Plakiqi ka thënë se të gjitha këto, siç i ka quajtur ai, spekulime, të premten do t’i dërgojë në Polici e Prokurori.

Sipas tij, kjo është arsyeja pse nuk është deklaruar lidhur me këtë temë që ka shkaktuar jo pa tronditje në opinionin kosovar.

“Të gjitha këto spekulime të premten do t’i dërgojë në Polici. Kjo është arsyeja pse nuk kam dalë në publik. Krejt informatat janë tendencioze. Ka pasur lloj-lloj informata që janë plasuar. Por, janë organet e hetuesisë që të premten kam me ua dorëzu dosjen”, ka thënë ai.

Plakiqi tha se Obligimet për vitin 2021 janë 1.6 milionë ndërsa lëndët qe janë në pritje nga bordi për aprovim janë 7.7 milionë euro potenciale jo të aprovuara që shërbimet janë kryer.

Evropa po piqet nga i nxehti, këtë javë radhën e ka Kosova