Mësohet identiteti i personit që ra në greminën e bjeshkës së Studenicës në Istog

Një person ka rënë sot në greminë në bjeshkët e fshatit Studenicë të Istogut.

Sipas raportimit të Indeks Online, personi që ka rënë në greminë është Dardan Ramçaj

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në Bjeshkët e fshatit Studenicë. Policia dhe zjarrfikësit janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes. Kërkimet për të kanë nisur” ka thënë Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

Sipas burimeve të Indeksonline, dy persona kanë qenë duke ecur në një zonë malore kur papritmas njëri nga ta ka rënë në humnerë