“Po dërgohet për në spital”, gjendet personi që ra në greminë në Bjeshkët e Studenicës në Istog

Është gjetur personi që ra sot në greminë në Bjeshkët e Studenicës në Istog.

Kjo është e konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“E kanë nxjerr prej greminës, tani është duke u dërguar në spitalin rajonal të Pejës”, tha Gashi për Reporteri.net.

Sot rreth orës 12:00, njëri nga dy personat që ishin bashkë, kishte rënë në humnerë në bjeshkët e Studenicës.

Zëdhënësi Fadil Gashi bëri të ditur se policia kishte nisur menjëherë kërkimet për të.

“Kanë qenë dy persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në Bjeshkët e fshatit Studenicë. Policia dhe zjarrfikësit janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes. Kërkimet për të kanë nisur” kishte thënë Gashi