Ndryshime temperaturash, ky është parashikimi i motit për sot

Mot më i ngrohtë parashihet për ditën e premtë dhe kryesisht me diell. Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 8C e 13C, e ato maksimale pritet të shkojnë deri në 24C e 27C.

Ditën e shtunë vranësirat fillojnë të shtohen mbi vend, e nga pjesë perëndimore priten edhe të reshura shiu orëve të pasdites, me mundësi që të kalojnë edhe në pjesë tjera të vendit gjatë natës, apo mëngjesin e së dielës.

Të dielën gjatë ditës do të ketë intervale më të gjata me diell.

Temperaturat mbesin të larta në fundjavë, deri në 24C e 25C, njofton Prishtina Weather.