Një motoçikletë dhe një veturë përplasen në Prishtinë

Në orët e para të mbrëmjes së sotnme në qendër të Prishtinës ka ndodhur një aksident ndërmjet një motoçiklete dhe një veture.

Lajmin për lajmi.net e konfirmoi Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.

Ajo tha se është lënduar ngasësi i motoçikletës.

“Sot rreth orës 19:00 në rrugën “Garibaldi” Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i motoçikletës),ka pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo