“Nuk duket serioze, uroj të mos jetë e vërtetë”: Mustafa komenton faqen kontraverze që u pretendua jetë e Asociacionit

Një faqe e vetme qarkulloi dje gjerësisht në rrjete sociale që u pretendua të jetë autentike – e që thuhej të jetë faqja hyrëse e Statutit të ri “modern dhe evropian” e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe.

U shpërnda dhe u komentua si dhe nga ajo u projektua një pikëvështrim hiç premtues se si do të duket ky Asociacion – e ku për referencë kishte edhe “Rezolutën 12/44”; e madje madje për nga sintaksa i paraprinte edhe provizionit që do të jetë “në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”.

Çuditshëm, kjo faqe nuk u demantua as nga Qeveria e Kosovës – siç rëndom demantojnë kurdo dha çkado që të munden – dhe as nga BE.

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, megjithatë nuk e sheh këtë faeq si “serioze” teksa uron që të mos jetë i vërtetë. Për një gjë, Mustafa është i prerë: që Rezoluta 12/44 nuk ka qenë referencë në asnjë marrëveshje.

“As të (Asociacionit) më 2015”, na thotë ai.

Referenca janë ligjet e Kosovës dhe Kartës Evropiane për Veteqeverisje Lokale. Pika 2 e 2015 dhe pika e fundit e dokumentit i referohet Gjykatës Kushtetuese”, na tha zoti Mustafa.

Kjo faqe nuk po më duket serioze. Uroj që të mos jetë e vërtetë”, përfundoi Mustafa për Nacionalen.

Ndërkaq Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Kransiqi, pas takimit me ndërmjetësin sllovak për dialogun Kosovë-Serbi, pyetur nga Nacionalja rreth kësaj “faqe” ai tha se “nuk mund të komentoj” një tekst të pakonfirmuar dhe që “duhet pritur tekstin e plotë integral”.

E para. Nuk mundem me komentu një fotografi të cilën nuk e dimë a është e vërtetë. E dyta. Aty nuk kishte mbetë asnjë dokument pa u përfshi në Preambulë. Ishte edhe Kushtetuta e Kosovës, edhe Rezoluta 12/44, edhe marrëveshja e vitit 2013, edhe shumë gjëra të tjera; konventa evropiane për mbrojtjen e pakicave etj”.

Por, ajo që është me rëndësi ne duhet ta shohim tekstin integral sepse vetëm teksti integral na jep fotografinë e plotë. Nuk mendoj që duhet të jepen vlerësime bazuar në informata jo të plota dhe duhet ta shohim tekstin e plotë”, tha Memli Krasniqi pyetur nga Nacionale.

Ndërsa Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i cili ndonëse tha se ndërmjetësi sllovak nuk u ka prezantuar Draft-Statutin, sa i përkjet kësaj faqeje të publikuar në media “nuk kemi të bëjmë me të”.

Çka thuhet në atë “faqe”?

Në një media shqiptare që u publikia kjo faqe shkruhet se për referencë Asociacidoni e ka edhe Rezolutën 12/44 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së me 1999; e ku mëpastaj vazhdohet të përmendet si referencë Kushtetuta e Kosovës; e ku qartazi kundërthënie më të madhe nuk mund të ketë.

Ngase, sipas Rezolutës 12/44 Kosova trajtohet si “pjesë integrale” e ish-Republikës Federale Jugosllave, rezolutë kjo e cila megjithatë ende nuk është zhbërë për shkak të vetos ruse dhe kineze në KS të OKB-së./Nacionale