Tre të lënduar nga një aksident në aksin rrugor Gjakovë – Klinë

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Gjakovë-Klinë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar rastin teksa bëri të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete.

“Rreth orës 16:00 është raportuar aksident trafiku tek kodra e Vraniqit (rruga Gjakovë-Klinë). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshira në aksident kanë qenë dy automjete. Për pasojë përveç dëmeve materiale, tre persona kanë pësuar lëndime (lëndime të lehta trupore)”, tha ai.

Rasti po trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.