Pacolli: Zimbabve e ka njohur pasaportën e Kosovës

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se është takuar me presidentin Zinbabvesë, Emerson Mnangagwa.

Pacolli ka bërë të ditur se ka falënderuar Mnangagwa për vendimin e njohjes së pasaportës së Kosovës.

Tutje i pari i AKR-së ka bërë të ditur se ka zhvilluar një numër takimesh në New York me rëndësi për vendin.

Postimi i plotë:

Gjatë qendrimit tim në Nju Jork, në kuadër të sesionit vjetor të Asamblesë Gjenerale të OKB, zhvillova një numër takimesh me rëndësi për vendin.

Takime të nivelit të lartë zhvillova me presidentin e Zinbabvesë Emerson Mnangagwa të cilin e falenderova për vendimin e njohjes së pasaportës së Kosovës dhe u pajtuam për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror.

Takova Gjithashtu presidentin e Kenyas, mikun tim William Ruto,

Presidentin e Sierra Leones Julius Mada Bio,

Presidentin e Liberisë George Weah,

Presidentin e Botswanës Mokgëeti Masisi, Zvpresidentin e Gambias Mohamed Jallow,

Ministrin e jashtem Mahmadou Tangara dhe

Nje delegacion të lartë nga Ruanda si dhe udheheqjen e organizates boterore te te rinjeve.

Lobimi për Kosovën duhet të shëndërrohet në prioritet, veqanërisht nē situatën e vështirë në të cilën gjindet vendi ynë

Falenderoj mikun e vlefshem, presidentin e Republikes se Kenyas i cili pothuajse cdo dite me mundesoi te takoi President dhe delegacione te vendeve te ndryshme ku pata mundesine te promovoj Kosoven nderkombetarisht, duke shfrytezuar edhe zyret e misionit të përhershëm të Kenyas në OKB.

Poashtu, një numër takimesh zhvillova në interes të bizneseve të Kosovës, për tu dhënë mbështetje produkteve të Kosovës në krijimin e lehtësirave për eksport, bashkë me mikun tim Shkelqim Devolli.

Gjatë qëndrimit në SHBA takova edhe veprimtarin e madh Jim Xhema dhe bashkëbisedova me aktivistët e shoqatës Panshqiptare Vatra, ku nga kryetari i saj z.Elmi Berisha u nderova me mirënjohje dhe shume takime tjera.