Parashikimi i motit për sot

Në Kosovë na pret mot me intervale të gjata kohore me diell në orët e paradites dhe vranësira lokale. Pasdite do të ketë shtim të vranësirave ku priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, më të theksuara orëve të vonshme të pasdites dhe në mbrëmje. Vende-vende priten rrebeshe intensive dhe ndonjë shtrëngatë e fuqishme lokale me breshër. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 27 gradë Celsius.

Në Shqipëri pritet të ketë më shumë intervale kohore me diell se në vendet tjera, megjithatë pasdite në veri të vendit priten rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Pas intervaleve kohore me diell pasdite priten zhvillime të rrebesheve lokale të shiut edhe në Maqedoninë Veriore, veri të Malit të Zi dhe Luginën e Preshevës.

E diela sjellë rrebeshe lokale edhe në viset bregdetare.

Të dilën dhe të hënën në tërë rajonin na pret mot me vranësira, intervale kohore me diell dhe reshje lokale shiu e po ashtu edhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende priten reshje të dendura shiu si dhe rrebeshe intensive dhe ndonjë stuhi ose shtrëngatë e fuqishme lokale. Mund të ketë vërshime në rajonet ku reshjet do të jenë të mëdha, shkruan Meteo Ballkan.

Sipas ecurive aktuale nga e marta deri të enjten intensiteti i reshjeve do të jetë shumë më i vogël dhe priten intervale më të gjata kohore me diell, megjithatë ende pritet ndonjë rigë ose rrebesh i izoluar shiu kryesisht në disa vise malore.